E-Diaspora

Në luftë kundër mafisë së falimentimeve në Zvicër

Me vite të tëra, një rrjet kriminel ka bërë para me kompani të falimentimit. Tani një pensionist është dënuar: Ai ka falimentuar më tepër se 120 kompani, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.

Vitin e kaluar, në Zvicër kishte 13.000 procedura të falimentimit të kompanive dhe private. Ky numër rekord është habitës, pasi ekonomia është duke shkuar mirë. Mbi të gjitha, po kërkohen dëshpërimisht, mirëpo mu ata janë më të shpeshtit në mesin e falimentuesve.

Jo çdo dështim i kompanisë është për shkak të një biznesi të keq. Këtu mund të haset edhe në “falimentime të rreme” që janë sjellë qëllimisht, spjegon Andrea Höhener, kreu i Departamentit të Hetimeve të Krimit Ekonomik të Policisë Kantonale në Cyrih, shkruan më tej Albinfo.ch. “Viteve të fundit, falimentimet e kompanive janë bërë një sektor i vërtetë kriminal”, thotë ajo.

Një autor i kësaj skene është dashur të përgjigjej të enjten në Gjykatën e qarkut të Cyrihut. 67-vjeçari u përshkrua nga hetuesit si kreu i një rrjeti kriminal të kompanive dhe ndërmjetësues. Administratori i pensionuar e konsideron këtë përshkrim si plotësisht të ekzagjeruar, siç thotë ai. Për vite të tëra kishte ndihmuar shoqëritë me borxhe të tepërta – kryesisht mikrondërmarrje në sektorin e transportit, pastrimit, ndërtimit dhe gastronomisë. Siç tregon aktakuza, shumë pronarë SHA dhe GmbH erdhën nga një vend ballkanik. Aktakuza ka regjistruar 126 kompani që i akuzuari i ka kaluar në të ashtuquajtur themelues të korporatave, midis viteve 2010 dhe 2015. Ai u kujdes për të gjitha formalitetet dhe arkëtoi në mes 3000 dhe 6000 frangave. Ai gjithashtu iu paguante rreth 500 deri në 1.500 franga themeluesve të kompanisë. Nga ana tjetër, ata morën përsipër shoqërinë me borxhe të tepërta, informon Albinfo.ch.

Por, duke vonuar falimentimin, ata vazhdonin të porositnin mallra në emër të kompanisë. Për të fshehur gjurmët e ish pronarit dhe për të siguruar aftësinë e kredisë, gjithashtu u ndryshuan emri, qëllimi dhe selia e shoqërisë.

Malverzimet e tilla nuk janë ndjekur penalisht për një kohë të gjatë, sepse atyre nuk iu  është kushtuar vëmendje, thotë Andrea Höhener, përcjellë Albinfo.ch. Mashtrimet u zbuluan nga Policia Kantonale e Cyrihut, gjatë hetimit të një rasti të drogës. Kur u zbulua se është manipuluar edhe me kompanitë e falimentimit, duke shkaktuar humbje ekonomike deri në 1 miliard franga, në vitin 2014 policia filloi të hetojë këtë fenomen me një komision të posaçëm. Sot, punohet së bashku me zyrat e falimentimit dhe regjistrimit në Zvicër. Akuzat penale janë rritur ndjeshëm.

I akuzuari 67-vjeçar, të njeten është dënuar për nxitje të keqmenaxhimit. Honorarin e tij të fituar prej 189.000 frangash, duhet t’ia japë shtetit. Nga 22 muaj burgim, atij i është llogaritur paraburgimi prej nëntë muajsh, ndërsa pjesa e mbetur është e kushtëzuar, njofton Albinfo.ch.

I akuzuari lidhi një marrëveshje me prokurorin, në mënyrë që procedura të mund të shkurtohej. Ai është ende i traumatizuar nga paraburgimi, thotë pensionisti.