CH-Ballkani
Në Kuqishtë mbahen Lojërat Tradicionale të Rugovës
Të dielën në Kuqishtë të Rugovës mbahet edicioni i 22-të i Lojërave Tradicionale të Rugovës, ku do të jepet një program artistik i përbërë prej këngëve rapsodike dhe solistike, për të vazhduar më pas me disiplinat e para sportive, prej shtatë sa do të luhen gjithsejtë, ka njoftuar Drejtoria për Kulturë e Komunës së Pejës. Hedhja e llastarit, ngjitja në shilor, hedhja e gurapeshit dhe tërheqja e litarit janë disiplinat ku do të mund të luajnë pjesëmarrësit e regjistruar.
Më pas, Kuqishta do të jetë nikoqire e ansambleve nga të gjitha trojet etnike me programet e tyre autoktone. Tri disiplinat e fundit sportive, me karakter më fizik e luftarak, janë gara në sharrën e vekut, rrëzimi i duarve dhe mundja.
Mijëra vizitorë, përfshirë këtu vendës dhe ata nga diaspora, marrin pjesë në këto Lojëra, që tradicionalisht janë organizuar në të dielën e parë të muajit gusht. Këto lojëra kanë një zanafillë të hershme dhe janë lojëra që e ruajnë trashëgiminë kulturore të dokeve,zakoneve dhe traditës rugoviane.
Vitin e kaluar, Rugova u shpall destinacion botëror i turizmit nga Organizata Botërore e Turizmit në Dubai, ku ndër të tjera u theksua roli i Lojërave Tradicionale të Rugovës.
Lojërat tradicionale janë lojëra popullore, karakteristikë etnokulturore e trevës së Rugovës dhe prezantojnë shumëllojshmërinë e traditës, zakoneve dhe dokeve të kësaj treve malore e që në përmbajtje të tyre hyjnë sikurse lojërat e shkathtësive fizike e lojërat luftarake të burrave, ashtu edhe lojërat humoristike, lojërat dëfryese, këngët tradicionale, vallet popullore dhe ritet e ndryshme etnokulturore të kësaj treve të njohur shqiptare.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor” Autorja dhe përkthyesja e njohur prezanton librin “Letra në nëntor”, një antologji poetike nga e gjithë...
-
Rihapet shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
Jeta në Zvicër
-
Nestlé përballet me hetime për ujin mineral në Belgjikë Rregulloret dhe proceset e prodhimit të ujit mineral nga Grupi Nestlé janë duke u hetuar në...
-
Qeveria zvicerane zbulon planin e ri për internet të shpejtë në të gjithë vendin
-
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten
-
Qeveria zvicerane do të dëbojë azilkërkuesit afganë të refuzuar
-
A duhet të bëhet transporti publik në Zvicër dukshëm më i lirë?