Integrimi
Në kullën e lartë 117 metra të Avni Orllatit rriten drurët
Bashkëndërtues i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë franga
Në Chavannes-près-Renens, paralagje e Lozanës do të ndërtohet një godinë e lartë 117 metra me destinim banimi dhe biznesi. Por nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë këtë kullë – ajo do të jetë edhe më tutje vetëm në vendin e tretë ë listën e ndërtesave më të larta në Zvicër. Është në fakt koncepti të cilin e ka ndjekur arkitekti, ai që e bën unike këtë ndërtesë. Ai parasheh që në godinën e lartë të rriten drurë, së paku 80 sish dhe rreth 3000 shkurre dekorative. Për këtë arsye arkitekti, objektin e tij me plot të drejtë e ka quajtur “pyll vertikal”
Bashkëndërtues dhe bashkëpronar i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij të madhe nërtimore “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë në këtë projekt.
Konceptin për realizimin e projektit e ka zhvilluar byroja e arkitektit Stefano Boeri nga Milanoja. Boeri ka fituar në një konkurs në të cilin ka marrë pjesë edhe ylli në mesin e arkitektëve, Mario Botta.
Godina do të ketë 195 banesa (80 deri 160 metra katrorë). Banorët e tyre do të shikojnë nga liqeni i Gjenevës, nga Mon-Blani dhe – nga drurët e shkurret që do t`i kenë brenda ndërtesës.
Në gjashtë nga 35 katet do të ketë zyra ndërsa në katet tjera, banesa, në të cilat mund të banojnë deri në 400 persona.
Në çatinë e kullës është planifikuar një restorant.
“Kjo kullë është e jashtëzakonshme për faktin se ajo e ridizajnon konceptin e banimit në ndërtesat shumëkatëshe”, ka thënë të martën kryetari i jurisë që ka zgjedhur projektin fitues, Claude Daetwyler, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane. Të kultivosh vegjetacion dhe biodiversitet në një lartësi prej më shumë se 100 metrash ka qenë diçka avangardiste dhe jashtëzakonisht e guximshme, por jo dhe utopi. Drurët si: lisat, panjat dhe kedrat që do të mbillen në terrasa dhe do të rriten nga disa metra.
Ndërtimi pritet të fillojë nga fundi i votit 2016 ose fillimi i atij 2017.
Për planin hapësinor të lagjes që përfshinte edhe godinën e lartë 117 metra, qe zhvilluar një referendum i veçantë, më 9 shkurt të vitit 2014. Orllati dhe Nicod kishin fituar referendumin por para kësaj, për shkak të protestave të grupeve që e kundërshtonin projektin e tyre ambicioz, ata patën pranuar ta ulnin lartësinë e kullës nga 140 sa ishte planifikuar fillimisht në 117 metra.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha