Lajme

Në kufirin Maqedoni – Bullgari pritet deri në një orë

Në anën bullgare në kalimin kufitar Dellçevë-Stanke Lisiçkovo pritet deri në një orë për të kaluar kufirin, për shkak të, siç informojnë nga atje, “rënies së sistemit”.

Gjatë ditëve të fundit në këtë vendkalim kufitar është rritur intensiteti i qarkullimit të udhëtarëve, ndërsa pritet shumë gjatë për hyrje dhe dalje nga Bullgaria, për ç’arsye është bërë kolonë e gjatë, shkruan Rtklive.com.

Udhëtarët theksojnë se nga ana e Maqedonisë procedurat janë më të thjeshta dhe se nuk ka pritje të gjata.
Vendkalimi kufitar Dellçevë-Stanke Lisiçkovo në të ardhmen duhet të bëhet me tri korsi, por tani për tani për shkak të festave të fundvitit janë bërë kolona të gjata, përcjell Albinfo.ch.