Lajme
Në Kosovë zbarkojnë mjekët italianë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë, për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19
Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia që do të ndihmojë vendin në luftën me pandeminë COVID-19, tashmë ka arritur në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Arjeta Halitaj.
Ajo ka bërë me dije se shumë shpejt do të organizojnë një konferencë për media lidhur me këtë çështje.
“Ekipi i mjekëve sot ka mbërritur në Kosovë dhe shumë shpejt do të organizojmë një konferencë për media”, ka thënë Halitaj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pjesë e këtij ekipi do të jenë katër mjekë.
Ndryshe, ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë, për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19, raporton GE, përcjell Albinfo.ch.
Një kërkesë të tillë, Zemaj e ka bërë në një takim që ka pasur me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Zemaj kishte njoftuar se kanë bërë marrëveshje me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve dhe kishte falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën gjatë këtyre viteve.
“Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziologë, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë. Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, kishte shkruar Zemaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025