Kosova
Në Kosovë shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind
Produktet e konsumit kanë shënuar ngritje në tetor 0.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.2 për qind në muajin tetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se ngritje të çmimeve në tetor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,3 për qind, ndërsa biletat e fluturimeve 10,9 për qind, përcjell KosovaPress.
Referuar raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, edhe shërbimet financiare kanë shënuar ngritje 9,1 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,2 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5,1 për qind.
Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimeve pati edhe për pijet alkoolike me 3,7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3,6 për qind, mishi 3,1 për qind, duhani 3 për qind, për veshje 2,4 për qind, buka dhe drithërat 1,7 për qind dhe shërbimet hoteliere 1,4 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 % në muajin tetor 2024 krahasuar me muajin tetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (11,3%), biletat e fluturimeve (10,9%), shërbimet financiare (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,1%), pijet alkoolike (3,7%), qumështi, djathi dhe vezët (3,6%), mishi (3,1%), duhani (3,0%), kujdesi personal (2,9%), veshje (2,4%), buka dhe drithërat (1,7%) dhe shërbimet hoteliere (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK-së.
Në raport thuhet po ashtu se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 14 për qind, blerja e automjeteve 3,6 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., 2,3 për qind, këpucë 1,9 për qind, perimet 0,6 për qind dhe gjërat personale 0,4 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takon sot mërgatën në Oslo Sot, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe...
-
Pas Tiranës, Saimir Pirgu në Prishtinë
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
Jeta në Zvicër
-
Numri i forcave të armatosura zvicerane tejkalon kufirin e specifikuar Forcat e armatosura zvicerane kishin një numër efektiv prej rreth 147,000 që nga 1 marsi 2024....
-
Nga viti 2026, trena direkt nga Cyrihu në Firence dhe Livorno
-
Më shumë se 400,000 udhëtarë ndërkufitarë tani punojnë në Zvicër
-
Sot është Dita Kombëtare e Vaksinimit të Gripit në Zvicër
-
Spitali i Bazelit trajton pacientët e kujdesit intensiv me gjysmë litri birrë në ditë