Kosova
Në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, pa maska
Janë liruar masat në vendet ballkanike pas rënieve të rasteve pozitive
Pas rënies së rasteve me virus, masat e reja anti-COVID janë miratuar sot në Qeverinë e Kosovës.
Qeveria ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, por pas orës 00:00 deri në orën 05:00 nuk lejohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 10 persona. Ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna e 31 majit, përcjell albinfo.ch.
Në Maqedoninë Veriore maskat në ambiente të hapura të mos jenë obligative, të shfuqizohet ndalesa për grupime në ambiente të hapura, të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve në ambiente të hapura deri në 100 mysafirë, të lejohet publiku në garat sportive dhe t’u lejohet objekteve gastronomike të pranojnë 6 mysafirë në një tavolinë. Këto janë disa nga propozimet që komisioni për sëmundje infektive i propozoi lidhur me lehtësimin e masave, por ora policore mbetet në fuqi, ndërsa vendosja e maskave në vende ku ka grupime më të mëdha mbetet si rekomandim.
“Në mënyrë të vazhdueshme shifrat ulen, komisioni kishte qëndrim që mund të lejohet lirim shtesë të masave aktuale restriktive dhe në këtë kuptim maskat në ambiente të hapura të mos jenë të detyrueshme, të shfuqizohet ndalesa për grupim. Më tej lejohen ahengjet dhe organizimi i dasmave me numër maksimal të mysafirëve deri në 100 persona. Tani për tani ora policore mbetet në fuqi”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe.
Filipçe tha se tempoja e vaksinimit aktualisht është ulur, pret që nga java e ardhshme të vaksinohen rreth 10 mijë persona në ditë, pasi edhe pritet që të arrijnë 70 mijë vaksina nga Greqia dhe Bullgaria.
“Gjendja nëpër spitale është dukshëm më mirë, nuk ka presion për pranim, punojnë vetëm repartet infektive, nuk ka nevojë për rotacion të kuadrit. Vaksinimi po zbatohet mirë, janë vaksinuar rreth 230 mijë qytetarë, prej të cilëve 60 mijë janë rivaksinuar, pra numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna në vendin tonë është rreth 300 mijë, këto ditë tempoja është ulur, pasi numri i vaksinave është i ulët. Presim që vaksinimi i rreth 10 mijë personave në ditë të rikthehet përsëri nga java e ardhshme, ku priten të arrijnë 20 mijë vaksina donacion nga Greqia dhe 50 mijë vaksina nga ana e Bullgarisë. Në muajin qershor në mënyrë shtesë priten vaksinat Pfizer përmes marrëveshjes tonë direkte”.
Sa u përket personave mbi moshën 60-vjeçare që janë vaksinuar në Serbi, Filipçe tha se ata do të rivaksinohen në Maqedoni, nga sasitë e vendit. Filipçe foli edhe për mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 deri në moshën 16-vjeçare, me çka do të mundësohej mësim me prezencë fizike nga 1 shtatori, por për një gjë të tillë, ai tha se do të bëhen analiza në muajt e ardhshëm.
Nga 1 qershori ora policore shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot. Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë në mesnatë. Këto masa janë për Shqipërinë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar sot planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.
Nga 1 qershori:
- Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
- Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori:
- Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.
Nga 1 korriku:
- Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
- Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e ISHP, Prof. Albana Fico tha: “Incidenca dy javore ka zbritur nga 35 për 100 mijë raste në 14 për 100 mijë raste, me një ulje edhe të mesatares ditore të rasteve pozitive 28 nga 42. Numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë me të njëjtin raport të infeksionit meshkuj femra, 48 me 52.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”