Kosova
Në Kosovë po ndodh eksod i mjekëve, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës
Oda e Mjekëve, duke mos u pajtuar me deklaratën e Bislimit, ka njoftuar se në Kosovë është duke ndodhur një eksod i mjekëve.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili deklaroi se “mjekët kosovarë shkojnë për të punuar në Gjermani, pasi mjekët gjermanë ikin nga aty”, transmeton Albinfo.ch.
Neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm institucional që i është bërë komunitetit mjekësor, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, është shkaktari që sot vjen deri te injorimi i fakteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë.
“Lëshimi i vendit nga mjekët kosovarë ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e kompensimit të pagës. Shprehim zhgënjimin ndaj deklaratave të Bislimit, i cili në një komision parlamentar ka bërë krahasimin e ikjes së mjekëve kosovarë me mjekët gjermanë”, thuhet në deklaratë.
“Kjo rrethanë, e cila është eminente këto vitet e fundit, do ta sjellë Kosovën në situatë të tillë ku as përqindja minimale e mjekëve për kokë të banorit nuk do të mund të jetë plotësuar. E kjo paraqitet anakronike me situatën në të cilën gjendemi, e ku aktualisht janë mbi 500 mjekë të papunësuar. Numri i mjekëve në Kosovë nuk përmbush standartet minimale të BE-së për përllogaritjen e numrit të mjekëve për kokë banori”, vazhdon tutje deklarata.
“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo, pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ishte arsyetimi i Bislimit kur u përmend largimi i mjekëve kosovarë nga vendi, gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?