Lajme
Në Kosovë, nuk dihen profesionet më të kërkuara në treg
Institucionet kompetente në Kosovë ende nuk i kanë identifikuar profesionet që më së shumti i kërkon tregu i punës në vend
Mosidentifikimi i këtyre profesioneve, ka bërë që Kosova të ketë një gjendje të tillë të papunëisë, thonë përfaqësues të bizneseve dhe sindikalistëve. Përfaqësues të bizneseve dhe sindikalistë thonë se qytetarët e Kosovës, të cilët janë të papunë, nuk arrijnë të punësohen edhe për shkak se profesionet që ata kanë, nuk i kërkon tregu i punës.
Por, sipas sekretarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, profesionet, të cilat më së shumti i kërkon tregu i punës, e që Kosova ka mungesë të tyre, mendohet të jenë ai i salduesit, metal-punuesit dhe profesione tjera.
Aktualisht, tregu i punës, thekson Rukiqi, nuk ka nevojë vetëm për njerëz me shkollim të lartë apo për tituj shkencorë, mirëpo ka nevojë edhe për njerëz që kanë aftësi operative apo teknike.
Nëse në Kosovë do të vijnëinvestitorë të huaj, të cilët do të investonin në aktivitete prodhuese, thotë Rukiqi, nuk do të mjaftojnë vetëm titujt shkencorë.
Një mungesë e profesionalistëve, sipas Rukiqit, është edhe në sektorin e teknologjisë informative. Në këtë sektor, sipas tij, ende ka numër të vogël në krahasim me nevojat.
Kurse, Alush Sejdiu, nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës kritikon institucionet kompetente që nuk kanë marrë hapa të nevojshëm për identifikimin e profesioneve që mungojnë në Kosovë, apo që nuk ka të mjaftueshme.
Derisa kjo nuk është bërë, thotë Sejdiu, Kosova ka një shkallë të lartë të papunësisë, e që, sipas tij, ka tendenca të përkeqësimit.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijëtë papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërkaq mbi 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.
Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, kohë më parë ka thënë se për këta të papunë janë duke bërë përpjekje për trajnimin dhe aftësimin e tyre, në mënyrë që, siç është shprehur ai, në momentin kur tregu i punës i kërkon, këta të papunë të jenë të gatshëm të punojnë./rel&albinfo/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë? Shoqata e fermerëve paralajmëron se shumë ferma familjare po luftojnë për mbijetesë. Fermerët zviceranë kanë një...
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë