Kosova
Në Kosovë, edhe dy të vdekur nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19.
Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina, i lindur në vitin 1961 dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit e lindur në vitin 1950, njoftonë mediat vendore.
“Në orën 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti S. N., 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më 04.04. 2020, transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, pa vetëdije”.
“Në orën 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja N. R., 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive më datë 02.04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”.
Kujtojmë se gjithsej janë 145 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, prej të cilëve tri raste kanë rezultuar me vdekje. Viktima e parë ka qenë një 82-vjeçar nga Dumnica e Podujevës, i cili ka ndërruar jetë më 22 mars 2020.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve