Bota

Në Kolumbi gjendet kokaina e futur në fanellat e futbollit

Policia ka gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike në fanellat false të Kombëtares kolumbiane.

Policia në Bogota ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të kokainës, e cila ishte fshehur në dhjetëra fanella false të Kombëtares kolumbiane. Sipas zyrtarëve kolumbianë, 14 fanella të futbollit ishin të mbushura me kokainë.

Konfiskimi u bë në aeroportin ndërkombëtar të Bogotas, derisa substanca narkotike raportohet se për destinacion kishte Spanjën.

Aktualisht, një gram kokainë në Evropë kushton 100 euro.

Grupet kriminale në Kolumbi kërkojnë ta shfrytëzojnë Kampionatin Botëror si strategji për arritjen e qëllimeve të tyre.