Lajme
Në kohë pandemie, diaspora solli më shumë të holla në Kosovë
Fokusi kryesor për Qeverinë e re duhet të jetë ekonomia e vendit. Veçanërisht adresimin e sfidave që i ka Kosova ndër vite, papunësinë, deficitin tregtar dhe sanimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, thotë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike.
Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se BQK pret që për vitin 2021 vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 për qind, gjithnjë nëse situata me pandeminë shkon drejt përmirësimit.
“Sugjerimet tona si Bankë Qendrore, BQ,K edhe me ligj është këshilltar i qeverisë, janë që qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë, me qëllim që të kemi një rritje sa më të madhe ekonomike. Një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe njëkohësisht një rritje e cila përpos që adreson sfidat që i ka pasur ndër vite Kosova, që është papunësia, deficit i lartë tregtar, njëkohësisht i sanon edhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, theksoi Mehmeti.
Gjithashtu, guvernatori i BQK-së beson se nëse vihet nën kontroll pandemia përmes vaksinimit deri në gjashtëmujorin e parë, sivjet pritet të ketë një rikthim të rritjes ekonomike.
Mehmeti po ashtu thotë se tkurrja ekonomike prej -7.2 për qind për vitin që lamë pas ka shkaktuar dëme të mëdha në humbjen e mijëra vendeve të punës, në uljen e konsumit, të investimeve dhe mungesës së parasë në treg.
“Shpresëdhënës është fakti që vaksina është zbuluar dhe pritjet janë që të përmbyllet pandemia sa më shpejt që është e mundur. Parashikimet tona janë që në këtë vit të kemi një rritje ekonomike përafërsisht rreth 4 për qind, por gjithmonë varet prej pandemisë. Ne presim që në gjashtëmujorin e parë, gjithnjë sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, mirëpo në rast se në gjashtëmujorin e parë mbyllet çështja e pandemisë, me siguri që gjashtëmujori i dytë do të reflektojë me një rritje ekonomike”, thotë Mehmeti.
Mehmeti duke treguar për rrjedhën e të hyrave nga diaspora, ka thënë se përkundër pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës, sipas tij gjatë vitit 2020 dërgesat ishin rreth 1 miliard euro.
“Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve. Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro. Kur jemi te lidhja e ekonomisë së Kosovës, shpenzimet ose remitencat kanë vazhduar trendin rritës, përkundër situatës që e ka shkaktuar pandemia edhe në vendet e tjera. Remitencat në Kosovë, në vitin 2020, kanë shënuar 977.3 milionë euro apo me një rritje 14.8 për qind”, thotë Mehmeti.
Sa u përket treguesve të tjerë makroekonomikë, Mehmeti po ashtu ka thënë se për shkak të pandemisë është afektuar edhe tregtia e jashtme, me një rënie të importit, ndërsa ka rritje të eksportit, e cila ka ndikuar edhe në përmirësimin e deficitit tregtar.
“Eksporti i shërbimeve, edhe pse ka shënuar rënie, nëse e marrim si total kemi një eksport për afërsisht rreth 1.2 miliard euro, përfshirë eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Në anën tjetër kemi një import diku për afërsisht 3.7 miliardë e që i bie diku një deficit të totalit rreth 1.5 miliard”, thotë ai.
Mehmeti tregon se sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë joperformuese, sipas BQK-së, janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra