Koronavirusi: çast pas çasti

Prishtinë: 10 pacientë në gjendje të rëndë, 3 në gjendje kritike

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë duke u trajtuar 54 pacientë, prej tyre 10 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 3 janë në gjendje kritike për jetën.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 377 raste të infektimit me koronavirus, prej të cilëve 63 janë sheruar, ndërsa kanë vdekur 8 persona, shkruan Albinfo.ch.

Njoftimi i plotë i MSH-së

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 14.04.2020 janë të shtrirë për mjekim 54 pacientë të sëmurë nga Covid-19.
Në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Nga 54 raste të infektuar me Covid 19:

• 41 raste janë në gjendje stabile;
• 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Burimi: Klinika Infektive-QKUK