Kuriozitete
Në këto kompani duan të punojnë më së shumti evropianët
Për vitin e gjashtë, Google udhëheq në këtë listë, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë “L’Oreal Group” dhe Microsoft
Të gjithë duan të punojnë në Google. Kjo del të jetë e saktë, sipas një studimi të ri të kryer me studentët evropianë nga kompania “Universum”.
Gjiganti teknologji, që u godit me gjobë rekorde 2.4 miliardë euro në qershor, për abuzimin e pozitës së parë dominuese në Evropë, mbetet vendi më atraktiv për studentët e kontinentit të vjetër.
Për vitin e gjashtë, Google udhëheq në këtë listë, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë “L’Oreal Group” dhe Microsoft, shkruan transmeton albinfo.ch.
“Ata kanë shumë komunikim se si është të punosh në Google. Të diplomuarit nuk lexojnë gazetat – ata shikojnë në kanalet e tyre në rrjetet sociale”, ka thënë Claudia Tattanelli, drejtoreshë në “Universum”.
Këto janë dhjetë kompanitë më atraktive për punë në mesin e studentëve të biznesit në Evropë:
- L’Oreal Group
- Microsoft
- PricewaterhouseCoopers
- Ernst & Young
- KPMG
- Deloitte
- Goldman Sachs
- McKinsey & Company
- Boston Consulting Group
Google mbetet më e kërkuara edhe për studentët e inxhinierisë dhe IT-së:
- Microsoft
- IBM
- Siemens
- General Electric
- Daimler/Mercedes-Benz
- Bosch
- Airbus
- BMW
- Intel
Rangimi i sivjetmë është bazuar në një hulumtim që ka përfshirë gati 200 mijë studentë të biznesit, inxhinierisë dhe IT-së në 12 kombe evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












