Bota
Në këtë shtet flamujt do të vendosen edhe nëpër klasa
Kritikët e kanë cilësuar këtë ligj si tejet nacionalist dhe se, mjafton që të vendosen në shkolla
Shkollave në Francë u kërkohet tani të shfaqin flamurin francez dhe atë të Bashkimit Evropian në klasa, krahas fjalëve të himnit kombëtar.
Ky vendim – efektiv nga fillimi i vitit të ri shkollor të hënën – është miratuar nga Parlamenti në kuadër të reformave në arsim, në muajin shkurt, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai është sugjeruar nga deputetët e opozitës, por është miratuar nga qeveria e Presidentit francez Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
Atëbotë, ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se “fryma qytetare duhet të forcohet” dhe se njohuria për simbolet e vendit është një gjë e natyrshme në botë.
Me vendimin e ri, të gjitha klasat e shkollave fillore dhe të mesme duhet të shfaqin flamurin kombëtar, fjalët e himnit Marseillaise dhe moton kombëtare: “Liberté, Égalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri).
Por, kritikët e kanë cilësuar këtë ligj si tejet nacionalist.
Michel Larive, deputet në Parlamentin e Francës, ka thënë se mbajtja e flamurit kombëtar jashtë shkollave është e mjaftueshme për të treguar “respektin për atdheun, pa rrëshqitur drejt nacionalizmit”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik