Shkurt.ch
Në këtë formë do të tentohet të rritet numri i grave në Këshillin Kantonal
Ky mocion është inicuar nga këshilltarja kantonale e SP dhe shefja e fraksionit, Ylfete Fanaj, e cila edhe ka mbajtur një fjalim. “Një e dhënë e tillë mund ti sensibilizojë votuesit dhe votueset, që ti vendosin në listë të baraspeshuara gratë dhe burrat,” tha Fanaj.
Rrjeti mbipartiak Frauen Luzern Politik ka si qëllim që të rrisë numrin e përqindjes së grave në zgjedhjet e ardhshme kantonale dhe kombëtare në Zvicër, shkruan 20min.ch. Ata kanë arritur një mocion gjatë të martës në kantonin Luzern. Në të, këshilli i qeverisë kërkohet të pasqyrojë përqindjen e grave në këshillin kantonal në listat e ardhshme zgjedhore. Përveç kësaj, duhet theksuar edhe rëndësia e një përfaqësimi të ekuilibruar gjinor. Aktualisht, përqindja e grave në Këshillin Kantonal të Luzernit është 26 për qind.
Ky mocion është inicuar nga këshilltarja kantonale e SP dhe shefja e fraksionit, Ylfete Fanaj, e cila edhe ka mbajtur një fjalim. “Një e dhënë e tillë mund ti sensibilizojë votuesit dhe votueset, që ti vendosin në listë të baraspeshuara gratë dhe burrat,” tha Fanaj.
Rreth dhjetë për qind më shumë gra në Tessin
Në këtë mocion gjinia është vetëm një nga faktorët e ndarjes së balancuar – pasi faktorë mund të jënë vitet dhe profesioni. Fanaj: “Në politikë ka nevojë për persona me sfond të ndryshëm, të cilët përfaqësojnë popullin dhe dinë të marin vendime të mira.”
Frauennetzwerk ka arritur sukses në sensibilizimin e ritjes së numrit të grave në Tessin: në vitin 2011 atje gratë në politikë ishin të përfaqësuar 15.5 përqind, kurse gjatë zgjedhjeve 2015 fituan përfaqësim 24.5 përqind.
Për rritjen e kësaj përqindjeje nuk është arsye vetëm përjashtimi. “Kjo rritje e rëndësishme ka ardhur nga një përzierje e faktorëve të ndryshëm,” sqaron më tej Fanaj. Por në rastin e Luzernit, do tentohet edhe rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë: “Nëse kjo nuk shfrytëzohet nga askush, nuk dëmton gjithashtu asnjërin.”
Politologët dyshojnë në mocionin
Politologu Georg Lutz dyshon në atë, nëse mocioni do gjejë një shumicë politike: “Theksimi i rëndësisë së shpërndarjes gjinore në kodin zgjedhor mund të jetë një rekomandim i tërthortë ndaj votuesve.” Por do ishte në rregull, që të shfrytëzohet si instrument mocioni, për ti vetëdijësuar njerëzit për përqindjen e ulët të grave në politikë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës