Shkurt.ch
Në kërkim të një bande nga Ballkani
Policia e qytezës Uzwil dhe Oberuzwil në Kantonin e St. Gallen-it, është duke hetuar në lidhje me disa sulme që janë bërë gjatë javës së fundit në rajon.
Një njohës i mirë i skenës kriminele, ka deklaruar për të përditshmen “20 Minuten” se është i sigurt se banda është nga Ballkani dhe se ajo gjithashtu trafikon edhe lëndë narkotike. Banorët e rajonit janë të frikësuar, pasi banda në fjalë sulmon me thika dhe shufra hekuri.
Tri herë gjatë javës ajo ka kryer sulme në këto qyteza dhe ate e shquajnë sulmet brutale. Pasi viktimave ua plaçkitin të hollat, celularët apo gjërat e tjera me vlerë, ata e sulmojnë viktimën me shufër hekuri. Zëdhënësi i Policisë kantonale të St. Gallen-it, Hanspeter Krüsi ka konfirmuar një lajm të tillë: “Sulmet e grupit janë jashtzakonisht brutale. Ata përdorin thika, shufra hekuri dhe grushte, që dëshmon për një potencial të madh kriminel”. Ai nuk habitet që frika në Uzwil është shtuar.
“Unë me siguri se ditët e ardhshme nuk do të eci rrugëve vetëm”, ka deklaruar një fëmijë 13-vjeçar nga Uzwil. Ndërsa shoku i tij i shkollës ka shtuar: “Nuk dihet se kur mund të sulmojnë përsëri”.
Edhe nga qoshku i stacionit të trenit në Uzwil janë tmerruar nga rasti: “Më parë gjithnjë kishte rrahje në stacion, por asnjëherë nuk ishin përdorur thika apo shufra hekuri”, kanë deklaruar nga atje. Një lehtësim për policinë është se banda flet me një gjuhë të cunguar, ndërsa ajo kërkon dëshmitarë eventualë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha