Bota
Në kamion janë gjetur 71 kufoma, kapen tre të dyshuar
Ndërkohë janë kapur tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës. Pronari i makinës është një shtetas bullgar me prejardhje libaneze ndërsa dy personat tjerë janë një shtetas bullgar dhe një tjetër me dokumente hungareze
Sipas të njoftimeve më të reja nga Policia e Austrisë, në kamionin frigorifer të gjetur ditën e djeshme në autostradë afër Vjenës kanë qenë 71 kufoma refugjatësh.
Shefi i policisë së Republikës federale të Burgenlandit Hans Peter Doskozil në një konferencë për shtyp që po vazhdon të mbahet në Vjenë njofton se mjerisht numri i trupave të pajetë në kamion është më i madh se sa ishte menduar fillimisht. Në mesin e kufomave janë 59 meshkuj, 8 femra dhe 4 fëmijë në mesin e të cilëve një vajzë në mes 1 dhe dy vjeçe si dhe djem të moshave 3, 8, 9 e 10 vjeçarë.
Bazuar në një pasaportë të gjetur siriane, policia konsideron se bëhet fjalë për shtetas sirianë.
Doskozil ka njoftuar se ndërkohë janë kapur tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës. Pronari i makinës është një shtetas bullgar me prejardhje libaneze ndërsa dy personat tjerë janë një shtetas bullgar dhe një tjetër me dokumente hungareze.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











