Tematike
“Ne jemi Zvicra” ose potenciali i shoqërisë së migracionit
Potencialet e njerëzve janë kapitali i një shoqërie. Zbulimi i tyre, njohja, vlerësimi dhe promovimi, duhet të jetë synim edhe për Zvicrën. Komisioni Federal për Migracion (EKM/CFM) synon që përmes disa videoportreteve të lansojë rishtazi debatin mbi potencialin e migrantëve

«Ne jemi Zvicra»: Nën këtë titull, EKM ka realizuar dhjetë videoportrete migrantësh. Ajo që është dëshiruar të arrihet përmes kësaj serie portretesh ka qenë të prezantohen aftësitë e tyre individuale, prirjet dhe kualifikimet e migrantëve dhe familjeve të tyre, thuhet në një komunikatë për medie të EKM/CFM.
Që prej se ekziston, Zvicra ka përfituar nga forca inovative, shpirti zbulues dhe fuqia krijuese e migrantëve. Por megjithatë shpeshherë lidhur me ta flitet vetëm nga këndvështrimi i deficiteve.
EKM dëshiron që përmes tetë videove që shërbejnë për nxitje të të menduarit, të ngjallë debatin për migrantët edhe nga perspektiva thjesht ekonomike dhe të skicojë objektivat për zgjidhjet e mundshme.
Migracioni nuk është gjendje e jashtëzakonshme por diçka normale
Në Zvicër ka gjithnjë më shumë njerëz që në biografitë e tyre personale ose në ato të familjeve të tyre, kanë histori migracioni. Është e kuptueshme që për nisur nga rrethanat thjesht demografike kjo në të ardhmen do të vlejë për shumicën e popullatës zvicerane. Pikërisht potencialet e shumënduarshme të të gjithë njerëzve që jetojnë në Zvicër, kontribuojnë në atraktivitetin e Zvicrës si vend për të punuar dhe si hapësirë jetese.
Aftësitë që zhvillohen dhe trajnohen falë lidhjeve me përvojat nga migracioni, duhet të njihen dhe të pranohen si pasuri dhe si shans: fleksibiliteti, shumëgjuhësia, kompetenca në qasje me kulturat dhe shtresat e ndryshme, këmbëngulësia, guximi ose edhe qetësia kundruall situatave të panjohura, janë disa nga këto aftësi.
Një qëndrim i tillë duhet të ketë sukses në situatat dhe fushat më të ndryshme të veprimit: me rastin e seleksionimit për shkollim, në qasjen me shanse të barabarta dhe pa diskriminim në tregun e punës, në raportimin jo poshtërues në medie ose me rastin e jetësimit të projekteve të integrimit me pjesëmarrje. Pasja e mbikëqyrjes mbi potencialet mundëson po ashtu një politikë integrimi në kuptim më të gjerë, e cila ka për qëllim shfrytëzimin më të mirë të shanseve për të gjitha grupet e njerëzve në Zvicër.
Sfidat në poblematikën e refugjatëve
Legjislatura e kaluar, për EKM-në ishte e karakterizuar në njërën anë nga çështjet rreth potencialit të migrantëve dhe në anën tjetër nga sfidat e mëdha në fushën e migracionit të refugjatëve. Gjatë vitit 2015 në gjithë botën, jashtë vendbanimeve të veta dhe pa dëshirën e tyre, ishin rreth 60 milionë njerëz (të arratisur). Aty bëjnë pjesë shumë persona që janë përndjekur nga vendbanimi i tyre por që nuk janë refugjatë në kuptimin që kësaj fjale i jep Konventa e Gjenevës. Për të qenë më korrektë ndaj nevojave për ndihmë dhe potencialit që kanë këta të përndjekur, EKM ka kërkuar në vitin 2014 që Zvicra, konceptin e saj të mbrojtjes (azilit) t`ia përshtatë realiteteve të reja dhe të pranojë edhe një status komplementar të azilit. Këto kërkesa, në dritën e gjendjes së tashme të tendosur janë më aktuale se kurrë më parë, thuhet në fund të komunikatës së EKM/CFM.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave Qëndrimet gjatë natës janë të ndaluara. Për më tepër, shënimi kujton se në fshat nuk ka...
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës
-
Kompanitë zvicerane gjithashtu mbështeten te “influencerët” për të shitur më shumë
-
Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse