Shqipëria
Në Itali njihet patenta shqiptare
Patentat e lëshuara prej datës 24 janar 2017 do të njihen edhe në shtetin italian
Ministri i Diasporës shqiptare, Pandeli Majko, përmes një postimi ka bërë të ditur se patenta shqiptare njihet nga shteti italian, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se nga 8 shtatori 2019 do të njihen patentat e lëshuara nga 24 janari 2017 në Itali.
“Patentat shqiptare njihen nga shteti italian. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 8 shtatori 2019 patentat shqiptare të lëshuara prej datës 24 janar 2017 do të njihen edhe në shtetin italian.
Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Artan Shkreli, me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














