Lajme

Në inaugurimin e Joe Biden do të marrin pjesë Bush, Clinton dhe Obama

Në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Joe Biden, do të marrin pjesë ish-presidentët amerikanë, George Bush, Barack Obama dhe Bill Clinton, transmeton albinfo.ch.

Sipas CNN, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.

Vendimet e raportuara të premten erdhën në të njëjtën kohë kur presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter. Zëvendëspresidenti Mike Pence po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.