Lajme
Në Hamburg u nderua jeta dhe vepra e artistit Mentor Ejupi – Toro
Për të nderuar kontributin që Toro ka dhënë në përfaqësimin e artit shqiptar në Hamburg, znj. Arjola Caka, Konsulle, i ndau mirënjohje bashkëshortes së të ndjerit
Në nderim të jetës dhe veprës së piktorit dhe artistit Mentor Ejupi – Toro, komuniteti shqiptar në Hamburg organizoi më 31 mars një mbledhje komemorative. Mentor Ejupi -Toro u nda nga jeta të enjten, më 30 mars, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, në moshën 56- vjeçare.
Për të nderuar veprën, kontributin që i ndjeri ka dhënë në përfaqësimin e artit shqiptar në Hamburg, znj. Arjola Caka, Konsulle, ndau Mirënjohje, e cila iu dorëzua bashkëshortes së të ndjerit.
Në këtë mbledhje komemorative Konsullja Arjola Caka në fjalimin e saj i shprehu ngushëllime familjes dhe komunitetit shqiptar në Hamburg për këtë humbje të një artisti të përmasave ndërkombëtare.
“Ikja e Toros nga ne është një humbje për të gjithë, për familjarët dhe shokët, por gjithsesi, edhe për komunitetin tonë. Toro me veprimtarinë e tij krijuese ishte një përfaqësues i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar këtu”, ka thënë veç tjerash zonja Caka në fjalën e saj ngushëlluese në komemoracion.
Komemoracioni është mbajtur në atelienë e të ndjerit, Toros, në Kanzleistrasse, Hamburg, me fillim në orën 17.
Në këtë mbledhje morën pjesë shumë bashkatdhetarë nga Hamburgu dhe rrethina si dhe miq gjermanë dhe ndërkombëtarë të ndjerit.
Me këtë rats janë mbajtur disa fjalime mbi jetën dhe veprën e Toros si dhe janë shfaqur disa video, me çaste nga jeta e të ndjerit.
Organizimin e komemoracionit e ka marrë përsipër shoku i ngushte i Toros, gazetari Albert Bisaku. Alberti ishte për shumë vite mbështetës i Toros. Ndërsa miku tjetër i ngushtë i Mentorit, njeriu që u angazhua t`i plotesonte atij edhe deshirat e fundit, ishte Bajram Hoxha. Ai i kishte qëndruar afër Toros edhe në momentet e fundit te jetes së tij.
Ndërsa miku i ngushtë i Mentorit, kolegu i tij, artisti tjetër shqiptar që jeton në Hamburg, Shuk Orani, i pikëlluar me humbjen e mikut të shtrenjtë, veç tjerash shprehet: “Ai iku e na la ne mbrapa, për ta kujtuar. Iku e la shumë për të diskutuar!.. . Një jetë për vepra të filluara e të papërfunduara herë me përkrahje me gjysmë zemre, e herë pa përkrahje fare. Bile ndonjëherë edhe me shpërfillje nga ata që kishin mundësinë por nuk kishin zemrën e guximin për ta mbështetur. Kjo botë matet me vepra më tha Mentori herën e fundit që e takova… Ishte i dëshpëruar keq nga mosperfillja e spektreve të caktuara vendimmarrëse në drejtim të artit e kulturës. Më tha që do të ndalet se krijuari! Më tha që kjo luftë artistike është e pakuptimtë nëse nuk ke kujt t`ia drejtosh krijimet tua!
Projekti i fundit që realizuam me Toron ishte ekspozita e përbashkët në “Gloria – Hamburg”. Aty edhe vazhduam të planifikojmë e realizojmë projektet tona të përbashkëta. Për fat të keq ato që ishin madhore nuk arritën dritën!
Ndërkaq Toro pati vazhduar rrugën e tij me Galerin në Hamburg “My Toro”. Punoi pandërprerë dhe organizoi shumë ekspozita edhe me artistë të mirënjohur shqiptarë e ndërkombëtarë. Toro arriti të krijonte një komunitet artistik përreth vetes. Ai punoi dhe kontriboi shumë në avancimin e shqiptarëve në Hamburg si komunitet. Ai dha shumë në këtë drejtim, por per fat të keq në shkëmbim mori shumë pak.
Unë nuk mora guximin të shihja duke vuajtur! Por, e di që lidhja jote me artistët është edhe matanë, matanë të gjitha realiteteve që njohim, është diçka që mbetet privilegj i shpirtrave artistikë, është diçka që manifestohet gjithandej për ata që kanë zemër e shpirt dhe duan ta ndiejnë e kuptojnë. Pusho në paqe miku im!”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve