Bota
Në Gjermani jetohet më lirë
Krahasuar me vendet fqinje në veçanti, kostoja e jetesës është e lirë në Gjermani. Jeta është me të vërtetë e shtrenjtë në vendet skandinave dhe në Zvicër.
Në shumë vende fqinje jeta është më e shtrenjtë se në Gjermani. Siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave, vitin e kaluar niveli i çmimeve nga ushqimi deri te banimi ishte 3.6 pikë përqindjeje mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Megjithatë, në shumë vende fqinje është më e shtrenjtë, si në Francë, Holandë, Austri ose Zvicër. Nga vendet fqinje, njerëzit kanë kosto më të ulët në Poloni dhe Republikën Çeke, përcjell albinfo.ch.
Jeta është veçanërisht e shtrenjtë në Danimarkë. Kostoja e jetesës është 38.7 pikë përqindjeje mbi mesataren e BE-së. Ajo është akoma më e shtrenjtë në disa vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së. Në Norvegji, për shembull, niveli i çmimeve është pothuajse 40 pikë përqindjeje mbi mesataren e BE-së. Është edhe më e shtrenjtë në Zvicër. Zviceranët paguajnë pothuajse 62 për qind më shumë për jetesën e tyre sesa qytetari mesatar i BE-së.
Kostoja e jetesës është veçanërisht e ulët në shumë vende të Ballkanit. Në Shqipëri, niveli i çmimeve është 51.2 për qind nën mesataren e BE-së dhe në Maqedoni është 54 pikë përqindjeje më poshtë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit