Lajme
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova
Edhe pse të dhënat nga Gjermania nuk përputhën me ata nga Kosova
Thuhet se në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova. Edhe pse të dhënat nga Gjermania nuk përputhën me ata nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë kanë folur profesionistë të ndryshëm, ku tregojnë se cilat janë shifrat e sakta dhe pse Gjermania vazhdon të prijë e para për nga numri i qytetarëve nga Kosova.
E krejt kjo po vlerësohet pasi ky shtet përveç se ka nevojë për fuqi punëtore, ka krijuar lehtësira duke i njohur të gjitha dokumentet e Kosovës.
Germin që është një organizatë joqeveritare për angazhimin e Diasporës në zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve amë, tregon se cilat janë arsyet qe Gjermania është vendi i parë që zgjedhin kosovarët për të jetuar.
“Përvec faktorëve shtytës në terminoligjinë e emigrimit njihen edhe faktorët tërheqës, njëra prej arsyejeve që ka më shumë qytetarë në Gjermani është sepse Gjermania ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet, duke filluar nga njohja e dokumentacionit. Sot një i ri ose e re ose një profesionist shumë ma lehtë mund të emigrojë në Gjermani sesa në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Lirim Krasniqi.
Të dhënat nga Gjermania me ato nga Kosova gazetari nga Gjermania, Esat Husaj thotë se nuk përputhen me njëra tjetrën.
Mirëpo ai tregon arsyen pse është rritur numri i kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
“Numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani i viteve të fundit është rritur dukshëm e sidomos prej vitit 2016 pas miratimit të rregullores për Ballkanin Perëndimor ku 6 vendeve të regjionit i është lejuar që proporcionalisht 25 mijë qytetarë të këtyre vendeve mund të aplikojnë për vende pune në Gjermani”, ka thënë Husaj.
E procesi për regjistrimin e diasporës është duke vazhduar deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Diaspora është e fokusuar me Gjermaninë duke pasuar më pas Zvicrra, Franca dhe Suedia.
“Në numrin total deri më tani të regjistruar janë diku rreth 600 mijë, Gjermania është njëra ndër të parat e cila i prin këtij procesi me mbi 200 mijë të regjistruar deri më tani që si përqindje është 35% e totalit të këtij numri”, deklaroi udhëheqësi i Divizionit për Statistika, Ylli Shala.
Sipas Shalës për vitin 2023 nga Kosova për në Gjermani kanë lëvizur rreth 15 mijë qytetarë.
“Për vitin 2023 që kemi publikuar të dhënat emigrimi është që kanë shku në Gjermani rreth 21 mijë ndërsa e kemi imigrimin që janë kthyer nga Gjermania 5864, kështu që si total që kanë lëviz prej Kosovës në Gjermani është 15 mijë e 312 persona”, theksoi Shala.
Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me të dhënat që zotërojnë, mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës