Bota
Në Gjermani gjenden 100 gjësende të vjedhura të Lennonit
Policia ka gjetur më shumë se 100 gjëra të vjedhura nga pasuria e John Lennonit, përfshirë tre ditarë.
Ditarët u paraqitën në selinë e policisë në Berlin bashkë me gjërat tjera, përfshirë një shirit të incizimeve të koncerteve të “Beatles”, dy palë syza, pajisje muzikore dhe një kuti cigaresh.
Policia ka thënë se një 58-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se po mbante pajisjet e vjedhura.
Këto gjëra ishin vjedhur më 2006 në New York nga e veja e Lennonit, Yoko Ono, transmeton Albinfo.ch.
Detektivët kanë thënë se shumica e gjërave ishin konfiskuar nga një shtëpi ankandi në korrik, duke nisur hetimet për gjetjen e të tjerave. Një grua kishte arritur të identifikojë objektet përmes fotografive që i ishin shfaqur në konsullatën gjermane në New York.
I dyshuari u arrestua, pasi policia bastisi shtëpinë e tij.
Po ashtu policia është në kërkim të një personi që jeton në Turqi.
Gjërat e “Beatles” gjithmonë kanë nxjerrë çmime të larta në ankande. Në shkurt, një xhaketë lëkure që besohet se ishte veshur nga Lennoni u shit për 10 mijë e 400 funte në Angli.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik