Maqedonia

Në Frankfurt do të prezantohen potencialet për investime në Maqedoninë e Veriut

Kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut

Mësohet se para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari, sot në Frankfurt do të prezatohen kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe përfitimet që ofrohen në zonat zhvillimore teknologjike-industriale.

Në tryezën e rrumbullakët të rrjetit të odave ekonomike gjermane, për potencialet për investime, rregulloren, mundësitë për bashkëpunim… do të flasin zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (DZZHTI), Jovan Despotovski. Do të drejtohet edhe Antje Vandelt, drejtoreshë e AHK Maqedoni e Veriut, pjesë e Rrjetit të odave ekonomike gjermane.

Bytyqi dhe Despotovski, në kuadër të vizitës në Frankfurt, do të kenë edhe takime pune me menaxhmentin e kompanive gjermane me renome globale.

Ata dje nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane për bateri litium-jon BMZ për realizimin e investimit prej 65 milionë eurove në ZZHTI Shkup 2, me të cilën janë paralajmëruar mbi 750 vende të reja pune.

Në tregun e Maqedonisë së Veriut punojnë mbi 200 kompani gjermane, me 20.000 të punësuar.