Lajme
Në Francë planifikohet ndalimi i cigares elektronike
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka deklaruar se planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe. Kjo për shkak të dëmtimit të shëndetit, veçmas te të rinjtë.
“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne për radion RTL.
Tutje ajo ka shtuar se cigaret njëpërdorimëshe, të njohura me termin “puff”, mund të krijojnë shprehi që çojnë në varësi nga cigarja. E si parandalim për 75.000 vdekjet e shkaktuara brenda një viti nga cigaret në Francë, kryeministrja ka njoftuar se janë duke hartuar plane kombëtare për luftim të cigares.
Franca tash e një kohë është në përpilim të këtyre planeve. Presidenti Emmanuel Macron para dy viteve kishte premtuar se janë duke punuar në krijimin e më shumë hapësirave publike, ku nuk pihet cigarja. Gjithashtu ai kishte thënë se deri në vitin 2030 do të arrijnë që 20-vjeçarët e Francës mos të jenë konsumues të cigares.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?