Lajme
Në Florida vdes një 9 vjeçare nga Covid-19
Floria ka regjistruar viktimën më të re nga Covid-19.
Bëhet fjalë për një vajzë 9 vjecare e cila ndërroi jetë pas problemeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi.
Një familjar i së të ndjerës, Dejeon Cain, ka bërë të ditur se ajo nuk kishte pasur më herët probleme tjera shëndetësore.
“Ajo ishte gjithmonë e lumtur dhe na bënte të gjithëve të lumtur. Ishte fenomenale”, shtoi Cain për CNN, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, familjarët e saj nuk po e dinë se ku dhe si ajo mund të jetë infektuar me COVID-19. Ajo dukej e shëndetshme, dhe pothuajse tërë verën e ka kaluar në shtëpi duke mos shkuar në shkollë apo kampingje.
E ëma e Kimmie ishte testuar për COVID-19, por deri më tani nuk i ka marrë rezultatet, ka njoftuar Cain.
Të dhënat mjekësorë nuk tregojnë se vogëlushja kishte pasur ndonjë kontakt së fundmi me ndonjë të infektuar me COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













