Lajme
Në fermën e emigrantit që la Italinë për të punuar në vendlindje
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi vizitoi sot një fermë në Kurbin, e ngritur nga një emigrant, i cili vendosi të kthehej nga Italia për të punuar në vendin e tij.
Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe në të kultivohet kungull, i cili del më pas në tregun vendas, i kërkuar kryesisht nga bizneset e agroturizmit.
“Gjatë vizitës në fermën e Fatjonit pashë nga afër përkushtimin e tij për të ngritur një biznes në tokën e tij, pas kthimit nga Italia 5 vjet më parë. Ai më tregoi se pas rezultateve të kënaqshme me prodhimin e kungullit në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, po investon dhe me pemët frutore, ku ka mbjellë 2 hektarë me kumbulla, shegë etj., të gjitha produkte cilësore të kërkuara nga bizneset agroturistike”, tha Ekonomi, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Vetë Fatjoni tregon se është kthyer nga Italia që të punoj në Shqipëri.
“Këtë e kam filluar si lojë, por ka dalë një sukses i madh. Kam mbjellë 3 hektarë deri tani dhe prodhimi shkon në tregun shqiptar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh