Lajme
Në Ferizaj hapet panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanale

Në kuadër të manifestimeve “Ditëve të Diasporës”, dhe motos “Ti je pjesë e atdheut” në Ferizaj është hapur panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve, ku prodhimet e tyre po ekspozojnë shumë artizanë, prodhues bujqësor nga Kosova, Maqedonia etj.
Sipas një njoftimi për shtyp nga komuna e Ferizaj, qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa në hapjen zyrtare të panairit, ka thënë se ky panair ka rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetaret ferizajas.
“Ky panair është tepër i rëndësishëm sepse po bëhet promovimi i produkteve vendore të cilat po kultivohen jo vetëm në Komunën e Ferizajt, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisë. Por duke pasur parasysh potencialet e Ferizajt si një qendër e rëndësishme e Kosovës, qeveria komunale po bën gjithçka që është e mundur që të bëjë subvencionimin dhe intensifikimin, nxitjen e prodhimeve bujqësore si produkte për banorët tanë, por gjithashtu produkte edhe mallra që destinohen për jashtë, i cili treg më shumë po pranon prodhime bujqësore nga Kosova, si produkte mjaft konkurrente për nga kualiteti, cilësia si dhe nga shijimi”, ka thënë Svarqa, duke shtuar se Komunën e Ferizajt kemi 17 mijë hektarë tokë bujqësore e cila është për këtë destinim dhe e cila ka ndikuar dhe po ndikon në vazhdimësi për zhvillime të rëndësishme të kësaj sfere.
“Për të qenë edhe një potencial i mundshëm për hapjen e vendeve të reja të punës, sepse të gjithë këta përfaqësues të panaireve, po tregojnë për mungesën e punëtoreve përkundër asaj ne evidencat tona që kemi numër të madh të pa punëve, gjithashtu kam kënaqësinë që t’ju konfirmojë se komuna e Ferizajt, ka subvencionuar në vazhdimësi të gjitha degët e bujqësisë, por përfundimisht ka ardhur një gjendje që të krijojë mundësinë për kalimin nga bujqësia ekstenzive në bujqësi intenzive përmes subvencionimit të kamatave, përmes Bankës për Biznes, tek të cilët ne si përfitues kemi plasuar afër 600 mijë euro për kamat me të cilat ne synojmë që të vëmë në qarkullim 5 milion në dobi të bizneseve dhe të krijojmë një bujqësi konkurrente një bujqësi që do të zgjidh problemin e ekzistencës për familjet që merren me këtë veprimtari”, është shprehur kryetari Svarqa.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?