Lajme

Ngritje e sërishme e temperaturave, ja çfarë parashikojnë meteorologët

Kjo valë do të zgjasë 5-6 ditë

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën, duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

“Kjo valë do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë, thotë Lajda Porja, meteorologe, përcjell albinfo.ch.

Vrasës i heshtur, njihet ndryshe vala e te nxehtit dhe origjinën e ka nga Afrika.

“Epiqendra do të jetë Franca me temperatura maksimale që pritet të shkojnë mbi 40 gradë. Pritet që korriku jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për një pjesë të mirë të kontinentit europian të cilësohet si korriku më i nxehtë ndër vite”, shton Lajda Porja, meteorologe.

Edhe 10 ditëshi i fundit i korrikut parashikohet me temperatura të larta deri në 37 gradë.

Valë të nxehti po përjeton edhe një pjesë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Shteti i Kenektikatit, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, janë nxjerrë njoftime edhe në gjuhën shqipe.

Njerëzit rekomandohen të përdorin pika të freskimit me ujë, parqe, qendra tregtare, shkolla, pishina etj.

Lajmërimi është publikuar ne faqen e Facebook të kryetarit të Bashkisë së Waterbury-t me oraret dhe një mori adresash freskimi në këto ditë përvëluese.