Kuriozitete

Në Egjipt gjendet një varr 4,400 vjet i vjetër

Në qytetin perëndimor egjiptian Giza, është gjetur një varr nga periudha e faraonëve, 4,400 vjet i vjetër.

Ministri egjiptian për Monumentet Historike, Halid al-Anani, në konferencën për gazetarë në Giza, konfirmoi se një grup arkeologësh në lokacionin e gërmimit Sakkara, ka gjetur varrin, i cili i përket periudhës nga viti 2.494 deri në vitin 2.345 para erës sonë, lajmëroi agjencia egjiptiane e lajmeve MENA.

Anani tha se varri i përket personit me emrin “Vah Ti”, ndërsa bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të dinastisë së 5-të të faraonëve, që kanë sunduar para rreth 4.400 vjetëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Monumentet Historike, tha se bëhet fjalë për një varr 10-metërsh, tre metra i lartë dhe se gërmimi arkeologjik në këtë vend vazhdon.