Feja
” Ne duam të lutemi dhe të varrosemi aty ku jetojmë”
(Payerne VD): Myslimanët e qytetit kanë shprehur kërkesat e tyre gjatë një takimi publik, në të cilin Komuna ka marrë pjesë
Të hënën në mbrëmje, disa gra të mbuluara dhe burra me mjekra ishin në famullinë katolike të Payerne-it, tregon e përditshmja “20 Minutes”. Gazetari cilëson këtë sikur një imazh të fortë dhe të pazakontë, një pamje që simbolizon marrëveshjen e të dy feve për ngritjen e një vendi mysliman në këtë rrethinë. Në lidhje me këtë çështje shprehet edhe një shqiptar, Mehdi Shahini.
Rasti zgjat prej muajit nëntor. Atëherë Komuna kishte refuzuar lejen për ndërtimin e një projekti të Qendrës Kulturore Islamike. Gati katër muaj më vonë dialogu rifillon në mes të Komunës dhe komunitetit mysliman, i cili me 1.200 anëtarë përfaqëson deri në 13% të popullatës. “Për t’u lutur ne shkojmë në Moudon, në Friburg, ose në Morat. Ne duam një vend të adhurimit këtu”, deklaron Mehdi Shahini nga Qendra Kulturore në Payerne.
“Liria fetare është e garantuar me Kushtetutë. Vendimi ynë është i lidhur me Ligjin për ndërtim si dhe Ligjin për të drejtat e fqinjëve”, vë në dukje sindikalistja Christelle Luisier (PLR).
Sipas një dhjak, ls Payernois, frikë. “Islami po fiton terren. Krishterimi do të zhduket”, frikë popullsinë lokale. Një reagim që i befasuar nga Christopher Monnot, sociolog, i cili sheh frikën e humbjes së një trashëgimie fetare”.
Sipas të dhënave të ndryshme, banorët e Payern-it kanë frikë. “Islami është duke fituar terren, ndërsa krishterimi është duke u zhdukur”, kjo është ajo që merakos popullsinë lokale. Një reagim që nuk befason sociologun Christopher Monnot, i cili e thotë sot ky shqetësim lind nga frika e humbjes së një trashëgimie fetare”.
Myslimanët gjithashtu duan një pjesë sheshi konfesional. “Deri tani i vdekuri ynë riatdhesohej. Por, ne nuk mund të bëjmë këtë për brezat e dytë dhe të tretë, të lindur në Zvicër”, thekson Pascal Gemperli, president i Unionit të shoqatave myslimane në Vaud.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës