Lajme
Në ditën botërore të shëndetit OBSH bën thirrje për kujdes në vendet e punës

10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Në këtë ditë OBSH, thotë se 60% e popullsisë globale në marrëdhënie pune, duhet që të jetë të siguruar nga puna, për të parandaluar rreziqet e shëndetit mendor dhe të mbrojë e mbështesë shëndetin mendor në punë.
Për OBSH, është e rëndësishme që interesi për shëndetin mendor, të jetë në fokus të qeverive, punëdhënësve, organizatave që përfaqësojnë punëtorët si dhe palët e interesuara për shëndetin, duke ofruar një mjedis të sigurt dhe të gjithë të punojnë së bashku për të përmirësuar shëndetin mendor në punë.
Ky është për këtë vit fokusi i Organizatës Botërore e Shëndetësisë për 2024-ën, tek lidhja jetike që qëndron mes shëndetit mendor dhe punës.
Kushtet e pashëndetshme duke përfshirë stigmën, diskriminimin dhe ekspozimin ndaj rreziqeve si ngacmimi dhe kushte të tjera të këqija të punës, mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme, duke ndikuar në shëndetin mendor, cilësinë e përgjithshme të jetës dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen ose produktivitetin në punë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi të kryer dhe Ipsos Global Health Service Monitor, gjysma e njerëzve në rang botëror, vlerësojnë se shëndeti mendor është një nga problemet më të mëdha me të cilat do i duhet të përballet sistemi sanitar i çdo shteti. Studimi është realizuar në 31 vende dhe del se më të rrezikuarit nga stresi janë gratë dhe të rinjtë.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët