Shkurt.ch
Në dhjetë punëtorë të huaj, një është shqiptar
Statistikat e vitit 2011, në Itali flasin për mbi 2 milionë të punësuar të huaj që përbëjnë 9,8% të të gjithë të punësuarve në këtë vend
Në çdo katër të punësuar të huaj, një është rumun. Menjëherë pas rumunëve, në vend të dytë renditen shqiptarët, me 232.531 të punësuar, apo e thënë ndryshe çdo dhjetë të punësuar të huaj një është shqiptar.
Por, nga ana tjetër numërohen 310 mijë të huaj të papunë, që përbëjnë sot 12,1% të popullsisë së huaj të aftë për punë. Ajo që vërehet në këtë aspekt është se ndër ata që mbesin pa punë për shkak të krizës janë emigrantë në një të tretën e rasteve. E thënë në shifra absolute kanë humbur punën gjatë vitit 2011 për shkak të krizës 148.431 emigrantë.
Janë këto disa nga të dhënat e studimit të fundit të Fondacionit Leone Moressa, transmeton portali Shqiptari i Italisë.
“Të dhënat tregojnë se kriza ka fryrë edhe radhët e të papunëve emigrantë. Pesha e emigrantëve mes të papunëve të rinj, me dallime nga një krahinë në tjetrën, është shumë e lartë, 35,7%. Të huajt që arrijnë t’i bëjnë ballë krizës, e bëjnë falë faktit që në disa profesione të huajt duken të stabilizuar, dhe të përqendruar qoftë sipas gjinisë, qoftë sipas kombësisë”, thotë studimi në fjalë.
Në studim vihet në dukje se të huajt kryejnë kryesisht punë të nivelit të ulët siç tregon fakti që 54% e burrave dhe 77,5% e grave mbulojnë vende pune që kërkojnë kualifikim të ulët.
Mes burrave punët më të përhapura janë ato që kanë të bëjnë me ndërtimin, ku janë përqendruar 15,7% e meshkujve të huaj.
Ndjekin magazinierët e postierët (5,4%) dhe ata që punojnë në restorante (5,3%).
Në mesin e grave të huaja më e përhapura është puna pranë familjeve, për t’u kujdesur për të moshuarit dhe fëmijët, apo për të pastruar shtëpitë. Ndër zanatet e të huajave janë edhe ato në hotele e restorante ku përqendrohen 8,2% e grave të huaja.
Sipas studimit, çdo i katërti shqiptar punon në ndërtimtari. 27,5% janë zanatli e punëtorë të kualifikuar ndërtimi. 7,7% e shqiptarëve në Itali janë të punësuar në restorante e bare, 6% ofrojnë punë pranë familjeve (kryesisht gra) dhe 5% punojnë në bujqësi.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve