Bota

Në Danimarke nuk do të ketë më pagesa “cash”

Autoritetet daneze po mendojnë për të hequr pagesat me para të gatshme “cash”.

Sipas informatave të publikuara nga “Guardian”, propozimi vjen nga Oda Ekonomike e Danimarkës, e cila e ka pranuar kërkesën e anëtarëve të saj, të cilët mendojnë se me pagesat “cash” kanë më shumë shpenzime.

Nëse propozimi merr “dritën jeshile” në parlament, shitoret nga janari 2016 do të jenë në gjendje të refuzojnë pagesat “cash”.

Përdorimi i parave të gatshme është i shtrenjtë për shkak se për punëtorët duhet kohë për të punuar me këtë sistem, por gjithashtu paraqet një rrezik të sigurisë.

Edhe pse norma e krimit në Danimarkë është shumë e ulët, dyqanet dhe punonjësit thonë se janë të shqetësuar në lidhje me këtë, thotë Sophie Anderson nga Oda Ekonomike e Danimarkës.

Deri më tani as mediat daneze, as konsumatorët dhe kompanitë nuk janë kundër kësaj nisme.

Vendet skandinave udhëheqin në përdorimin e kartelave bankare në vend të parave të gatshme.