Lajme
Në Cyrih organizohet një ankand bamirësie për gratë e prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë

Në Ditën Botërore Kundër Kancerit organizohet Ankandi Bamirës i Artit, që do të mbahet më 4 shkurt 2025, në Restaurante Il Postino, Schaffhauserstrasse 188, 8057 Zürich, duke filluar nga ora 20:00. Ky event i veçantë është krijuar për të bashkuar artin dhe humanizmin, për të ndikuar pozitivisht në jetët e grave të prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë.
Gjatë ankandit, do të prezantohen dhe ofrohen për shitje veprat artistike të realizuara gjatë rezidencës artistike në kuadër të Festivalit “Shliroj Cicat.” Këto vepra të mrekullueshme janë krijuar nga 12 artistë të talentuar, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ideja për këtë ankand u lind nga dëshira për të mbledhur fonde që do të dedikohen ekskluzivisht për të mbështetur gratë e Kosovës në përballjen me kancerin e gjirit. Çdo fond i mbledhur do të përdoret për të siguruar bras, proteza dhe vitamina për gratë e prekura, si dhe për të organizuar aktivitete ndërgjegjësuese që promovojnë diagnostikimin e hershëm dhe përkrahjen sociale.
Ky ankand nuk është vetëm një ngjarje artistike, por një histori që ka nisur me qëllimin për të bërë ndryshim përmes fuqisë së artit dhe solidaritetit.
Prania juaj jo vetëm që do të kontribuojë në këtë kauzë të fisnike, por do të jetë edhe një mundësi për të shijuar një mbrëmje të mbushur me art, emocion dhe njerëz që ndajnë të njëjtin vizion për një botë më të mirë.
Ju mirëpresim me zemër!




Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Shkurt 2025
- Ora20:00
- LokacioniRestaurante Il Postino, Schaffhauserstrasse 188, 8057 Zürich
- Data e përfundimit4 Shkurt 2025 - 23:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Pagat e larta shtetërore: 12 për qind rritje pagash në nivel federal – kjo së shpejti duhet të përfundojë Në të ardhmen, ata që punojnë për qeverinë federale nuk duhet të fitojnë më shumë se...
-
Pesë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Trajnim për blerjet e biletave në internet: “SBB nuk na merr në konsideratë ne të moshuarit”
-
Zvicër: Dy shkolla private u mbyllën papritur: nxënës dhe mësues pa perspektivë
-
Ky kanton zviceran ka zgjedhur për herë të parë kryetare të këshillit një grua