Tematike
Në Cyrih hapet “dyqani i së ardhmes” (Video)
Një dyqan jo fort i zakonshëm ka zënë vend në stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut. Aty nuk ka shitës, arkëtarë apo roje sigurimi, dhe procesi i blerjes kryhet përmes telefonit, përcjell albinfo.ch.
Në kronikën e realizuar nga Swissinfo, thuhet se ky dyqan i së ardhmes është pjesë e një eksperimenti nga kompania Valora.
Dyqani është i qasshëm vetëm duke përdorur një aplikacion mobil dhe kodin QR. Fillimisht, për të hyrë brenda konsumatorët duhet të japin shifrën e kartelës bankare dhe ta skanojnë ID-në e tyre, përcjell albinfo.ch.
Edhe blerja e produkteve bëhet përmes telefonit, duke i skanuar ato, e po ashtu, edhe pagesa bëhet përmes telefonit.
Sipas themeluesit të kompanisë Valora, Michael Muller, procesi i blerjes është dizajnuar në atë mënyrë që të jetë i shpejtë dhe i përshtatshëm.
“Ne i kemi instaluar kamerat, e kemi regjistruar procesin. Në një farë mënyre, ne ua japim “çelësat” e dyqanit konsumatorëve”, ka thënë Muller.
Storia e plotë nga swissinfo.ch:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert