Lajme
Në çka shpenzojnë më shumë zviceranët
Në përgjithësi, në nëntë muajt e parë të 2023-ës shitjet u rritën (në bazë vjetore) me 1.4%
Qarkullimi i shitjes me pakicë në Zvicër po vuan: njerëzit po shpenzojnë më pak për artikujt joushqimorë, del nga vlerësimet e publikuara nga instituti i kërkimit të tregut GfK.
Në përgjithësi, në nëntë muajt e parë të 2023-ës, shitjet u rritën (në bazë vjetore) me 1.4%, raporton kompania me qendër në Rotkreuz (ZG), transmeton albinfo.ch. Megjithatë, në periudhën në fjalë, inflacioni është luhatur ndërmjet 1.6% dhe 3.4%.
Forca shtytëse e blerjeve ishte sektori ushqimor, i cili – sërish sipas analizave të Gfk – shënoi +3,7%. Nga ana tjetër, segmenti joushqimor po pëson rënie të ndjeshme, duke rënë me -1.9%.
“Faktorët e jashtëm si inflacioni, konfliktet dhe ndryshimet klimatike kanë një ndikim në rritje në tregjet dhe sjelljen e konsumatorëve”, komentojnë specialistët e Gfk. “Besimi dukshëm më i ulët se mesatarja e konsumatorit, qasja më e ndërgjegjshme ndaj blerjeve dhe tendenca drejt produkteve të rinovuara dhe të përdorura kanë një ndikim të rëndësishëm në tregtinë me pakicë zvicerane”, shtojnë specialistët.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch