Fun

Në cilin vend konsumojnë më shumë kafe dhe çaj

Kafeja konsumohet më së shumti në Finlandë ndërsa çaji, në Turqi. Kjo bëhet e qartë nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare për Kafe

Në Finlandë konsumojnë më së shumti kafe ndërsa më shumë çaj në Turqi. Kjo bëhet e qartë nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare për Kafe, cituar nga “Telegraph”, përcjell albinfo.ch

Gazeta britanike shkruan se konsumi i  kafes në Finlandë shkon deri në 12 kg në vit, ndërsa Norvegji dhe Islandë është 9,9 dhe 9 kg.

Në krye janë edhe Danimarka dhe Holanda, vende ku pihet një mesatare prej 8,7 dhe 8.4 kg, ndërsa në Suedi konsumi është 8.2 kg.

Në dhjetë vendet e para figuron edhe Zvicra (7.9 kg), Belgjika (6.8 kg), Luksemburg dhe Kanada me 6.5 dhe 6.2 kg.

Turqia zë një pozitë udhëheqëse në botë në mesin e konsumuesve më të mëdhenj të çajit. Të dhënat tregojnë se mesatarja vjetore në vend është 3.15 kilogram të çajit për person kundrejt 2.19 kg dhe 1.94 kg në Island dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në top 5 është ende Rusia dhe Maroku.