Bota
Në cilat zona fitoi Trump
Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se "çdo ditë do të luftoj për ju" dhe se do të sjellë "epokën e artë për Amerikën"
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitore në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë, duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.
Zoti Trump ka siguruar 267 nga votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren. Zoti Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani, ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.
Zonjës Harris do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura, përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonën.
Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump deklaroi fitoren herët të mërkurën dhe falënderoi mbështetësit e tij në një tubim në Florida, raporton Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se “çdo ditë do të luftoj për ju” dhe se do të sjellë “epokën e artë për Amerikën”.
“Kjo ishte një lëvizje si askush nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohëve”, tha zoti Trump.
Ai u zotua të “rregullojë situatën në kufi” dhe “të rregullojë gjithçka në vendin tonë”. Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën.
Nëse zoti Trump shpallet fitues siç parashikohet, ai do të bëhej vetëm presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025