Bota
Në cilat vende punojnë pensionistët?
Ekziston një pabarazi e madhe në normat e punësimit në mesin e 65 vjeçarëve në vende të ndryshme.
Një raport i kohëve të fundit i OECD-së konstatoi se normat më të larta të njerëzve që punojnë përtej 65 janë në Azi.
Kryeson Indonezia ku ka një punësim të dukshëm prej 50.6 për qind midis atyre në grupmoshat 65-69 vjeç.
Kjo shifër vazhdon të jetë e lartë edhe në vende të tjera të Azisë, duke qëndruar në 45 për qind në Korenë e Jugut dhe 42.8 për qind në Japoni, raporton ‘Scan’.
Në kontrast me Evropën ku ka pasur protesta të gjera, kur mosha e daljes në pension është rritur edhe pak, pjesa më e madhe e Azisë në të vërtetë ka mbështetur rritjen e moshës së pensionit të detyrueshëm. Arsyet përse kanë mbështetur këtë rritje të moshës nisnin nga dëshira për të patur një jetë aktive duke punuar deri te nevojat financiare, përcjell albinfo.ch.
Zelanda e Re nuk ka një shkallë të lartë të punësimit midis të moshuarve me 42.6 për qind të atyre të moshës 65 deri në 69 vjeç që ende punojnë.
Norma është shumë më pak në Australi në 25.9 për qind, ndërsa është 31 për qind në Shtetet e Bashkuara. Në Evropë ku ka patur shumë protesta, shkalla është edhe më e ulët.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e punësimit për 65-69 vjeç është 21 për qind, ndërsa në Francë dhe Spanjë është përkatësisht vetëm 6.3 dhe 5.3 për qind.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind