Shëndetësi
Në cilat vende cilësia e ujit të pijshëm është e keqe

«Conde Nast Traveler” shkruan se në mjaft vende të Evropës, si Austri, Belgjikë, Danimarkë, Itali, Luksemburg, Zvicër e në disa të tjera mund të pish pa frikë ujë nga rubineti. Por, në shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Serbia apo Mali i Zi, revista e njohur e udhëtimeve këshillonte të blihej ujë me shishe.
Siç raporton Top Channel, gjendja e ujit të pijshëm është kthyer së fundi në shqetësim për Brukselin, duke shtyrë Komisionin Europian të propozojë një rishikim të legjislacionit që përmirëson cilësinë e ujit dhe qasjen ndaj tij.
“Uji i pijshëm i sigurt është thelbësor për shëndetin publik dhe mirëqenien e njerëzve”, është argumenti i parashtruar prej tij në përpjekjet për të argumentuar përse u adoptua propozimi legjislativ që synon të garantojë këtë të drejtë, përcjell albinfo.ch.
Komisioni i përgjigjet kështu nismës së parë të suksesshme të qytetarëve europianë “Right2Water”, e cila mblodhi më shumë se 1.6 milionë firma në mbështetje të përmirësimit të qasjes së të gjithë europianëve ndaj një uji të pijshëm të sigurt.
Rregullat e reja do t’u kërkojnë shteteve anëtare të përmirësojnë qasjen e të gjithë shtetasve, veçanërisht grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara, të cilat kanë aktualisht një qasje më të vështirë ndaj ujit të pijshëm.
Në praktikë, kjo nënkupton krijimin e infrastrukturës për të pasur ujë të tillë në hapësirë publike, nisjen e fushatave informuese mbi cilësinë e tij dhe inkurajimin e administratave e godinave publike të sigurojnë qasje ndaj ujit të pijshëm.
Ulja e konsumit të ujit në shishe llogaritet t’i ndihmojë familjet në Evropë të kursejnë më shumë se 600 milionë euro në vit, e kjo mund të kontribuojë njëkohësisht edhe në reduktimin e mbetjeve plastike.
E-Diaspora
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes Historia e Kreshnik – Niko Tolajt është një shembull frymëzues për të gjithë ata që dëshirojnë...
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
Jeta në Zvicër
-
Trafiku ajror i Pashkëve ka rënë në krahasim me vitin e kaluar Trafiku i Pashkëve në Aeroportin e Gjenevës ishte më i ngadalshëm se vitin e kaluar –...
-
Fitimet e bankës qendrore zvicerane goditen nga franga e fortë
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
-
Zvicra planifikon të krijojë një regjistër kombëtar të borxhit
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër?