Integrimi
Në burgun për dëbim, azilkërkuesit jo më gjatë se tre muaj
Në senatin italian është miratuar ligji evropian që shkurton në 90 ditë kohën maksimale të qëndrimit në burgun për dëbim
Vala e reformimit të politikave të azilit mbërrin edhe në Itali. Senati italian ka miratuar më 17 shtator ligjin evropian 2013bis, që tani duhet të kalojë në Dhomën e Deputetëve. Mes të tjerave, ai shkurton ndjeshëm kohën maksimale të qëndrimit në këto burgje për imigrantët e parregullt.
Sot kush kapet në Itali pa një leje qëndrimi mund të mbahet i mbyllur në CIE deri në tetëmbëdhjetë muaj. Teksti i miratuar në Senat thotë që “në çdo rast, periudha maksimale e mbajtjes së të huajit në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit nuk mund të jetë mbi 90 ditë”. Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet të riatdhesohet, i huaji duhet lënë i lirë, shkruan shqiptariiitalise.com.
Ka qenë një dekret i vitit 2011 i ministrit të Brendshëm të asokohe Roberto Maroni që përcaktoi që të huajt e kapur pa leje qëndrimi të mbylleshin edhe për një vit e gjysmë pas hekurave. Një “dënim” që u jepej, jo vetëm pa vendim gjykate, por edhe kur ishte vendlindja e tyre që nuk bashkëpunonte me shtetin italian për riatdhesimin.
Efektet e këtij shtrëngimi rripash që mban vulën e Legës nuk u panë aspak në efikasitetin e dëbimeve: edhe sot e kësaj dite, më pak se gjysma e të mbajturve në CIE riatdhesohet vërtet. Por, nga ana tjetër, ndikoi në rritjen e tensionit dhe dëshpërimit, gjë që u dëshmua nga revoltat e aktet e vetëplagosjes, dhe në shtimin e thirrjeve të organizatave humanitare dhe të ekspertëve të imigracionit që dekreti të shfuqizohej.
Rasti mbërriti me projektin e ri të ligjit evropian, i shkruar në të vërtetë nga qeveria Letta. Në tekstin fillestar flitej për reduktim në gjashtë muaj të kohës maksimale të qëndrimit në CIE, më pas edhe nga ministri i Brendshëm Alfano u shpreh gatishmëria për një shkurtim të mëtejshëm. Kështu në komisionin e Çështjeve Kushtetuese, senatorët e PD-së Luigi Manconi dhe Sergio Lo Giudice kanë përfituar për të paraqitur një amendament me të cilin kanë reduktuar në tre muaj qëndrimin maksimal në CIE.
Me uljen e periudhës maksimale në 3 muaj, shpjegojnë Manconi dhe Lo Giudice, CIE kthehen në atë që duhet të jenë, “një stacion transiti në pritje të identifikimit dhe të riatdhesimit të mundshëm, duke shmangur burgosjen e pamotivuar të dikujt që nuk ka kryer krime por vetëm parregullsi administrative”.
Senati, me përjashtim të Lega-s, natyrisht, është bindur, tani e ka radhën Dhoma e Deputetëve
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës