Kosova

Në Budenstag flitet për arritjet e Bundeswehrit në Kosovë

Pjesëmarrja e Bundeswehrit gjerman, në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, u vazhdua edhe për një vit tjetër, përcjell albinfo.ch.

Sekretarja e shtetit gjerman për Mbrojtjen, Siemtje Möller, e vlerësoi lart vendimin, duke e konsideruar arritje të forcave gjermane në stabilitetin e Kosovës.

”Për shkak të mbështetjes sonë të gjatë dhe të vazhdueshme, jo vetëm ushtarake, por edhe humanitare dhe politike për Republikën e Kosovës, Gjermania konsiderohet një partner i besueshëm – edhe në mesin e popullatës”, theksoi ajo në një fjalim në Bundestag.

Sipas saj, Gjermania e ka dëshmuar besueshmërinë e saj ndaj Kosovës dhe në aleancë.