Lajme

Në Britani nis fushata tallëse me Shqipërinë

“Nëse dalim nga BE do bëhemi si Shqipëria”, shkruan nëpër bilbordet dhe makinat e marketingut nëpër Londër

Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga Bashkimi Evropian, është bërë objekt tallje nga kundërshtarët e tij. Nëpër kryeqendrën britanike, Londër po shfaqen bilborde me flamuj të Shqipërisë.

Ndërkaq, në Buckingham Palace, mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”, citon Lajm.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Gove. Por kësaj batute duket se i ka ndihmuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka bërë shaka me një konferencë, duke thënë se: “nëse del Britania e Madhe nga BE, atëherë atë e zëvendësojmë ne”.

Daily Mail e quajti qesharake idenë e ministrin britanik të Drejtësisë dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e qytetarëve të Shqipërisë jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë, transmeton Albinfo.Ch.