Integrimi
Në Bernë u kërkua rigjykim i rastit “Monstra” me monitorim ndërkombëtar
Në këtë manifestim me mesazhe në gjuhë shqipe gjermane frënge e angleze, u kërkua rikthimi i rastit „Monstra“ para gjykatave, duke kërkuar që gjykimin ta monitorojnë edhe përfaqësues ndërkombëtarë
Në orët e mesditë së sotme u tubuan një numër i konsiderueshëm protestuesish shqiptarë në sheshin Helvetia në Bern. Ashtu siç ishte e paralajmëruar, sot u protestua kundër gjykimit të shqiptarëve nga Shkupi në rastin e njohur „Monstra“.
Të pranishëm në këtë manifestim me flamuj dhe mesazhe në gjuhë shqipe gjermane frenge e angleze, shqiptarë nga të gjitha trojet etnike që jetojnë në Zvicër, dërguan një
mesazh shumë të qartë. Rikthimin e rastin „Monstra“ para gjykatave, duke kërkuar që gjykimin në fjalë ta monitoronin edhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Pos për rastin „Monstra“ u bënë edhe një sërë kërkesash tjera lidhur me të drejtat e shaiptarëve të Maqedonisë në sferat sociale, ekomonike, politike dhe arsimore.
Florim Kadriu me prejardhje nga Kërçova është njëri nga organizatorët e kësaj proteste.
„Sot kemi dalë këtu për të shprehur mllefin dhe pakënaqësinë tonë lidhur me epilogun e rastit „Monstra“. Ne e pritnim një dënim, prandaj edhe vendosëm që të dalim në mbështetje të motrave dhe vëllezërve tanë në Shkup“, ka treguar për arsyen e organizimit të një proteste të këtij lloji, Florim Kadriu.
Në pyetjen se kush qëndron pas këtij organizimi, ai u përgjigj shkurt: „unë dhe gjithë këta shqiptarë që kanë arrdhur sot për të shprehur paknaqësinë e tyre“.
„Ky mesazh u dërgohet politikbërësve në Maqedoni dhe opinionit ndërkombëtar e sidomos atij zviceran. Të mësojnë se çfarë në të vërtetë po ndodhë me shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.”, u shpreh në fund Kadriu.
Parullat e protestuesëve ishin nga më të ndryshmet, madje në raste dallonin edhe nga qëndrimi që kishin organizatorët. Ata thërisnin: “Ali tradhëtari”, “Shqipëri etnike”, “Bashkim Kombëtar” etj.
Një bashkëprotesues i cili vinte nga Shkupi, I.A. iu drejtua turmës së mbledhur dhe lidhur me rastin Monstra.
„Rasti „Monstra“ dhe dënimi i shqiptuar pa pasur fakte të mjaftueshme, është edhe një dëshmi se pushteti maqedonas po vazhdon me avazin e vjetër. Me atë avaz, kur dënonte shqiptarët vetëm pse posedonin në shtëpitë e tyre një flamur kombëtar, apo një libër me përmbajtje kombëtare. Dënonte dhe maltretonte studentët, vetëm pse mbanin në çantë një indeks të Universitetit të Tetovës. Tani ka ardhur koha që tu themi mjaft më këtyre inskenimeve.“, tha ai .
Duke iu drejtuar me një mesazh kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ai ka thënë se diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet një hallkë shumë e fuqishme e popullit shqiptar. “Ne do ta mbështesim popullin në çfarëdo mënyre që do ta kërkojë koha, andaj kujdes se si trajtoni familjet tona që ua kemi lënë në përkujdesje“, ka thënë I.A.
Jeton Veseli, një qytetar nga Gostivari, theksoi se „rasti „monstra“ ka qenë vetëm një nga rastet e shumta ku shohim padrejtësinë e gjyqësorit“.
„Nuk është vetëm kjo arsyeja që kam dalur të protestoj. Ajo që unë e shoh shumë të rëndësishme është edhe investimi minimal në profesionalizimin e rinisë shqiptare në vend, pra Maqedoni. Nga ky shkak shumë të rinj, në mësin e të cilëve edhe unë, detyrohen të dalin në Evropë dhe të shpalosin kapacitetet e tyre intelektuale. Ky është dhe mëkati më i madh që po i ndodh popullit tonë në vend. Të mos flasim më, për të drejtat në përdorimin e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, etj“ – u shpreh Jeton Veseli.
Shumë nga të pranishmit u shprehën negativisht kur ishte në pyetje përkrahja që Shqipëria dhe Kosova u ka ofruar shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
Vlen të ceket gjithashtu edhe fakti që Ambasada e Republikës së Maqdonisë refuzoi të pranojë kërkesat legjitime të organizatorëve në mëyrë të shkruar.
Ashtu siç ishte paraparë, në ora 13`30 minuta, protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë dhe me këtë përfundoi programi i paraparë për këtë ditë. Nga organizatorët nuk u njoftua për ndonjë protestë në ditët në vazhdim.
Irfan Agushi
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit