Futboll
Në Bernë janë rikthyer garat në Union Cup
Pas dy viteve pauzë, sot në Bernë të Zvicrës në organizim të FC Prishtina nga Berni dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër e në mbështetje të FFK-së, është rikthyer gara “Union Cup”, ku do të përcaktohet fituesi i Kupës për klubet shqiptare në Zvicër.
I pranishëm në hapje të këtij eventi ishte edhe presidenti Agim Ademi, pastaj ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, Sami Ukelli dhe Ilir Gjoni, Afrim Osmanaj si anëtar i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, si dhe mysafirë tjerë të shumtë, njofton FFK, përcjell albinfo.ch.
Kreu i FFK-së në hapje të garave i përgëzojë të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe uroi që kjo garë të ketë vazhdimësi dhe në të ardhmen të masivizohet edhe më shumë, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër dhe dëshirën e madhe të të rinjve për të luajtur futboll.
Ai theksoi se FFK do të jetë mbështetëse e aktiviteteve të tilla dhe shprehu shpresën se në fund të garave si në Gjermani, ashtu edhe në Zvicër do të nxirret ekipi më i mirë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës