Bota
Në Berlin protestohet për rritjen e qirasë
Nga 1.9 milion shtëpi me qira të përballueshme që mungojnë në Gjermani, 310.000 janë në Berlin
Berlini po shënon rritjet më të larta të çmimeve të pasurive të paluajtshme në botë, thuhet në një raport të botuar këtë javë.
Sipas një studimi nga firma për pasuritë e paluajtshme Knight Frank vetëm në vitin 2017 çmimet në Berlin u rritën me 20.5 për qind.
“Indeksi i qyteteve rezidenciale globale” të kësaj firme tregon se ndërsa vitet e fundit në mbarë botën çmimet e banesave ranë, Berlini është një nga vetëm 12 qytetet që kishin një rritje të çmimeve prej mbi 20 për qind në vitin 2016, shkruan “DW”.
Prandaj mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin gjerman ndaj rritjes së kostove të strehimit dhe gentrifikimit të shfrenuar të lagjeve të qytetit. Gentrifikimi është procesi i modernizimit të lagjeve tradicionale që shoqërohet edhe me ngritjen e çmimeve të qirave, gjë që i bën shumë prej banorëve tradicionalë që të largohen nga këto lagje, sepse nuk janë në gjendje t’i paguajnë ato, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 2004 çmimet në përgjithësi janë rritur me 120 për qind për shkak se papunësia e ulët dhe investimet e huaja i kanë dhënë nxitje qytetit. Megjithatë, Banka Federale e Gjermanisë mendon se në Berlin vlerat e pronave janë mbivlerësuar me rreth 35 për qind. Nga 1.9 milion shtëpi me qira të përballueshme që mungojnë në Gjermani, 310.000 janë në Berlin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind