Kosova
Në Berlin filloi Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë
Në Berlin të mërkurën hapi dyert Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, ku ishte e ftuar speciale edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
E pranishme ishte edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Festivali shpalosi prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqiptare, si një mundësi e mirë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit.
Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, në një postim në Facebook, ka thënë se Ministria e Bujqësisë, mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë, transmeton Albinfo.ch.
“Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re”, ka shkruar Peci.
“Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë më tej Peci.
Tutje, ai ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale.
“E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale”, ka thënë Peci./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













